Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës ndaj Fiorentinës, duke u shprehur: “Mendoj se kualifikimi në Champions është shumë interesant për një klub si Interi.
Kemi qenë në 4 vendet e para që nga fillimi i kampionatit dhe aty duhet të jetë një klub me prestigj si Interi. E kemi arritur objektivin tonë, pavarësisht se do të luhen dhe 4 ndeshje.
Mendoj se ne jemi përpjekur dhe jemi përmirësuar në sezonin e këtij viti. Ne duam ta provojmë dhe të jemi konstant. Kemi më pak stres në fund të sezonit, e kemi arritur qëllimin tonë. Serie A është bërë më e fortë dhe vit pas viti po rritet numri i skuadrave kualitative.
Kampionati po bëhet gjithnjë e më i vështirë, kështu që ne do të mundohemi gjithmonë të përmirësohemi dhe sezonin e ardhshëm, objektivi ynë nuk është më Championsi, por titulli. Duhet të ngjajmë si Juventusi që kanë dominuar Italinë për 9 vite. Ata janë ende më të mirët. Ne duhet të shohim që të Inter përmirësohemi”, përfundoi Conte./abcnews.al

