Milani mund të bëjë një goditje të madhe me këtë rinovim. Drejtuesit kuqezi e kanë një nga objektivat kryesorë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me portierin Gianluigi Donnarumma. Të riut i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe normalisht në kampin e Milanit ka dy zgjedhje: rinovim ose shitja.
e para është shumë pranë, sikurse raporton së fundmi “La Gazzetta Dello Sport”. Portieri i talentuar është gati të nënshkruajë deri më 30 qershor të vitit 2023. Duke parë krizën financiare edhe në botën e futbollit, Milani po sakrifikon duke ia ofruar të njëjtën pagë “gardianit” Dannarumma.
Ai përfiton aktualisht 6 milion euro dhe me kuqezinjtë e ka të garantuar vendin mes shtyllave. Çelësi për marrëveshjen janë bonuset e përfshira në kontratën e re, që do t’i sjellë më shumë përfitime portierit.
Donnarumma, edhe pse vetëm 21 vjeç, sonte luan ndeshjen e 200-të me Milanin dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stafano Piolit. /abcnews.al
#Donnarumma è il primo giocatore della storia del #Milan a raggiungere 200 presenze in rossonero a soli 21 anni e cinque mesi. Predestinato.
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) July 21, 2020