Një person i armatosur ka marrë peng një autobus me 20 pasagjerë në Ukrainë. Ngjarja ka ndodhur në Lutsk, në veriperëndim të Ukrainës.
Policia ka bllokuar qendrën e qytetit, ndërsa kërkesat e autorit nuk dihen ende.
Policët po përpiqen të lidhen me këtë të fundit. Ai e thirri vetë policinë në orën 9:25 të mëngjesit pasi mori kontrollin e autobusit dhe e prezantoi veten si Maksim Plokhoy, tha Zëvendës Ministri i Brendshëm Anton Gerashchenko në Facebook.
Autori rezulton emër i njohur për policinë, ndërsa ka kryer edhe burgim.
Mediat ukrainase raportuan se të shtëna me janë dëgjuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse kanë mbetur të plagosur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ai po monitoron personalisht situatën. “Të shtëna me armë janë dëgjuar, autobusi është dëmtuar,” tha Zelenskiy në një deklaratë në Facebook, duke shtuar se po merren masa për të zgjidhur situatën pa viktima. /abcnews.al