I grabiti makinën luksoze pushuesit në Velipojë, arrestohet 23 vjeçari

schedule11:25 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:25 - 21 Korrik, 2020

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23 vjeçar i cili dyshohet sa ka vjedhur një automjetit tip “Range Rover”, në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku makina është gjetur e braktisur në autostradë pranë Mamurrasit.

LEXO EDHE:Gjendet një makinë luksoze e braktisur në Mamurras, çfarë dyshon policia

Njoftimi i plotë:

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një mjeti luksoz në Plazhin e Velipojës.

Ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë zbardhur dhe dokumentuar vjedhjen e një mjeti luksoz në plazhin e Velipojës.

Në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas një pune të mirorganizuar u bë ndalimi i shtetasit A. P., 23 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!