Ka pak kohë në tregun muzikor, por Tayna ka arritur të bëhet një ndër artistet më të suksesshme të momentit në estradën shqiptare, por edhe më gjerë. Reperja nga Kosova u bë e njohur me këngën “Columbiana”, dhe që prej atëherë ajo ka sjellë një sërë projektesh që janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Ajo është shumë aktive dhe në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokuese. Por, së fundmi Tayna ka marrë vëmendjen me një foto që ka publikuar në Instagram kur ka qenë e vogël. Reperja ka shuar kureshtjen e fansave se si ka qenë fëmijë, dhe në foton që ka ndarë ajo shihet me flokët gështenjë duke kërcyer.
Krahas saj, reperja ka publikuar dhe një foto të shkëputur nga kënga e re “Bass”, projekt që u publikua pak ditë më parë dhe që deri më tani ka arritur të gjenerojë miliona klikime në Youtube. Ndërkohë, ajo ka firmosur një kontratë dhe me gjigandin diskografik, Sony Music dhe duket se reperja po ndjek hapat e shumë personazheve të tjerë publikë shqiptarë që janë bërë të njohur në mbarë botën. /abcnews.al/