“200 vjeç e ke bërë! Manita, manita”, Dede ngacmon Starovën për “top11”

schedule09:13 - 21 Korrik, 2020

schedule 09:13 - 21 Korrik, 2020

Debate të shumta në emisionin “Pressing”, edhe mes specialistëve. Gjatë transmetimit të mbrëmshëm në ABC News, Nevild Dede dhe Sulejman Starova u kapën disa herë për çështje të ndryshme. Sigurisht nuk mund të mungonin komentet për formacionin më të mirë të sezonit.

Zgjedhjet e Starovës u komentuan nga trajneri i Shqipërisë U19 dhe komenti i parë lidhje me moshën e lojtarëve. “200 vjeç e paske bërë”, tha fillimisht Dede, ndërkohë që më pas debati u ndez për portierin më të mirë të sezonit.

 

Starova këmbëngul për Alban Hoxhën, kurse Dede e prek në tela. “Hoxha ka pësuar pesë gola në derbi. Manita, manita”, tha mes të tjerash ish-kapiteni i Tiranës, i cili edhe i ka drejtuar në pankinë bardheblutë.

Ermal Tahiri kishte bërë zgjedhjet e tij dhe këmbënguli që të mos komentoheshin. Në formacionin më të mirë të Agim Canajt bie në sy Nwabueze, i cili pozicionohet pas Vasil Shkurtajt dhe Kallaku i zhvendosur në qendër të mesfushës. Fantazisti ka luajtur edhe në atë pozicion.

Më të mirët e sezonit janë përzgjedhur edhe nga Florian Riza, i pranishëm çdo të enjte në emision, sikurse edhe nga gazetarët Anton Cicani, Eno Skarço dhe Ylli Aga, i pranishëm mbrëmjen e djeshme në “Pressing”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!