Ladi Sulo ka qenë e ftuara e parë e emisionit ‘ABC e Mëngjesit” ditën e sotme. Ajo është e apasionuar pas alpinizmit dhe ka ndarë disa nga eksperiencat e saj në male.
Ladi është shprehur se ka 8 vite që merret me këtë sport dhe mosha nuk ka ndikuar fare. Sakaq, ajo ka shtuar se kjo periudhë e karantinës ka qenë shumë e vështirë për të, pasi ka qendruar pa lëvizur shumë.
“Kam 7 vjet e ca 28 nëntor 2012. Rastësisht në vendin ku punoja ka qenë një shoqja ime Nevila ime që më tha dhe aty fillova”, tha Ladi.
Më tej, alpinistja shtoi se: “Është e vështirë të rrish mbyllur në këto ditë karantine. Mosha nuk ka të bëjë fare. U habita një herë kur isha në mal se pash dy gjermanë dhe kur i pyetëm ishin 80 vjeç.
Më kujtohet kemi shkuar një herë në Vermosh dhe vendosëm të gjejmë pikën kulmore. Çudia e madhe ishte se ishte një pyll, një pamje fantastike se kam dal mbi dy mijë metra. Edhe ku të marrësh sëmundje aty”./abcnews.al