Vendimi për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, pushuesit e Velipojës ndajnë mendime të ndryshme

schedule21:06 - 20 Korrik, 2020

schedule 21:06 - 20 Korrik, 2020

“Edicioni Veror 2020” sjell pamje mahnitëse nga Plazhi Velipojës. Fokusi ishte tek vendimi i qeverisë për të mbyllur klubet e natës.

Pushuesit në Velipojë kanë folur për gazetaren Irini Meçe. Ata kanë shprehur qëndrime të ndryshme në lidhje me vendimin e fundit për ndalimin e muzikës.

Sa i përket orarit të vendosur që pas orës 20:00 të mos dëgjohet muzikë disa e kanë vlerësuar. Disa pushues të tjerë janë shprehur kundër këtij vendimi.

Po ashtu ka pasur edhe nga ata pushues që situatën e koronavirusin e konsiderojnë gënjeshtër.

“Ndonjëherë është më mirë shëndetit”, shprehet një pushuese.

Video: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!