Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar më herët gjatë ditës se, me vendim të qeverisë, ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura.
Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdo lloji.
Pas marrjes së këtij vendimi, me moton “muzika nuk vret” po mbahet një protestë përpara kryeministrisë. Në këtë protestë marrin pjesë, pronarë biznesesh, të rinj, artistë, muzikantë, kompozitorë, etj.
Ndërkohë pas grumbullimit të njerëzve, ka ndërhyrë policia ndërsa nuk kanë munguar as tensionet. Abc News mëson se deri më tani nuk ka pasur shoqërime. /abcnews.al/