Presidenti i nderit i Bayern Munchen, Uli Hoeness, ka folur për mediat gjermane për disa tema që qarkullojnë rreth bavarezëve. Champions League dhe Leroy Sane janë dy tema të nxehta për të cilat po flitet shumë në Bavari dhe për këto dyja, foli edhe Hoeness.
“Bayern duhet të jetë në mes më të mirave në Europë. Në Gjermani kemi dominuar prej 8 vitesh dhe këtë gjë pritet të bëjmë edhe në Europë. Champions-i është objektivi ynë kryesor. Shpresoj që të shkojmë në finale, edhe pse ky sezon është shumë ndryshe nga ato që kemi luajtur. Ndeshjet pa tifozë në fushë neutrale ta vështirësojnë shumë punën, por ky trofe nuk ka nevojë për motivim ekstra.
Sane? Nëse e mbani mend, vjet ju kam thënë që do të merresha personalisht me të. Derisa isha në krye të Bajernit bëra çmos që ai të ishte pjesë e skuadrës. Meritë të veçantë për këtë transferim ka pa dyshim Salihamidzic, kjo nga mënyra se si arriti të mbyllte këtë marrëveshje shumë të komplikuar.
Mendoj se tani skuadra ka në përbërje të saj një kampion të madh, një talent të pastër. Leroy ka luajtur për shumë vite në Premier League, në një nga kampionatet më të forta në botë. Flick është i lumtur që në krah të Lewandowskit do të ketë një lojtar të tillë. Skuadra ka bërë mirë në këtë sezon duke treguar se mund të fitojë gjithçka”, u shpreh Hoeness./abcnews.al