Ekzekutimi i 39-vjeçarit në Elbasan: Autorët djegin makinën, gjendet arma e përdorur në atentat

schedule19:12 - 20 Korrik, 2020

schedule 19:12 - 20 Korrik, 2020

Një automjet i djegur është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Papër, pasditen e së hënës ndërsa pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe ka shuar flakët, grupi hetimor gjatë këqyrjes dhe kontrollit në mjetin e djegur ka gjetur dy armë zjarri kallashnikovë të djegura dhe një pistoletë të tipit TT.

Abcnews.al raporton se dyshohet që i përket autorëve të vrasjes së ndodhur në lagjen “28 Nëntori”.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Volkswagen”me targa AA 819 KX. Ky automjet është denoncuar si i vjedhur.

Kujtojmë këtu se të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite në Elbasan. Abcnews.al mësoi se një person është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në makinën e tij.

Lexo edhe: VIDEO/ Ekzekutohet 39-vjeçari në Elbasan, policia jep detajet e para

Viktima është identifikuar si Emiliano Ramazani, 39 vjeç me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, policia ka nisur informacionin paraprak për këtë ngjarje, ku njofton se janë ngritur postblloqe të shumta në pikat hyrëse dhe dalëse të Elbasanit.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/