Bardhi: Nuk hedhim poshtë punën 6 mujore, Rama të caktojë datën e miratimit të marrëveshjes

schedule16:42 - 20 Korrik, 2020

schedule 16:42 - 20 Korrik, 2020

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Gazment Bardhi u shpreh se nuk u mor përgjigje kur miratohet draft-ligji pa ndryshime për Reformën Zgjedhore. Bardhi u shpreh se PD i ka kërkuar kryeministrit Rama një datë për miratimin e kësaj marrëveshjeje për të cilën Këshilli Politik ka gjashtë muaj që punon.

Po ashtu, ai deklaroi se opozitës i është konfirmuar që duhet të rihapen çështje për të cilat u ra dakord me konsensus më 5 qershor.

Bardhi u shpreh:

“Për 6 muaj Këshilli Politik ka qenë në një punë të vijueshme, për të dakordësuar çështjet për zgjedhjet. Marrëveshja e 5 qershorit pret miratimin nga Parlamenti. Ne i kërkuam informacion Ramës se kur do të ndodhë miratimi i kësaj marrëveshje. Nuk kemi marrë përgjigje se kur votohet pa ndryshime, nga ana e kryetarit të PS. Konfirmoj se Opozita e Bashkuar i qëndron Marrëveshjes të 5 qershorit. Ishte një marrëveshje konsensuale që u mbështet dhe u ndërmjetësua nga ndërkombëtarët. Ne na u konfirmua se do duhet të rihapim çështje për të cilat kemi rënë dakord. Nuk mund të hedhim në kosh një punë 6 mujore në Këshillit Politik. Ne nuk mundemi pasi kemi firmosur, të themi që kemi ndryshuar mendje. PS kërkon t’i rihape çështjet..” /abcnews.al/