Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove, louge bareve dhe çdo lloj aktiviteti tjetër të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, kitaristi i njohur Bledar Sejko ka ndërmarrë një peticion.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Sejko iu bën thirrje të gjithë artistëve që të bashkohen dhe të regjistrohen në shoqatën e Albautorit, ndërsa shton se qeveria minimalisht duhet t’ju sigurojë atyre 80 përqind të pagës së munguar gjatë muajve Korrik dhe Gusht.
Ndër të tjera, ai bën apel për krijimin e një ligji për të drejtat e artistëve, duke garantuar lirinë e shprehjes dhe të ushtrimit të profesionit.
Reagimi i plotë:
PETICION:
Ftojme te gjthe artistet,muzikante,kengetare,dj,performues dhe animatore,te bashkohen per mbijetesen e tyre dhe te familjeve si dhe per te drejten e ushtrimit te profesionit.
1.Propozoj regjistrimin ne shoqaten e Albautorit te te gjithe kategorive te lartpermendura
2.Perllogaritjen e datave te muguara duke qene se eventet zhvillohen ne nje periudhe 2 mujore dhe mesatarisht nje performues live performon 70 /80 evente ne baze vjetore ku 70% e tyre zhvillohen gjate muajve korrik gusht pra afersisht 50 evente
3.Pagesa mesatare per cdo event varion 15.000/20.000 leke per person keshtu qe fitimi i munguar shkon rreth 1milon leke te rinj ne te cilat plotesojme nevojat e familjeve tona
4.Kerkojme nga qeveria minimalisht 80%te pages se munguar per periudhen korrik/gusht
5.Kerkojme nje ligj ku te tutelohen te drejtat e artisteve dhe te profesioneve te lira,duke garantuar lirine e shprehjes dhe lirine e ushtrimit te profesionit
6. Dhe mos harroni te regjistroheni te gjithe prane tatimeve dhe te pajiseni me NIPT, ne kete menyre mund te perfitoni pagesat


