Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Redjan Rrajën i arrestuar për atentatin ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoj, pasditen e 1 Nëntorit të vitit të shkuar, tek mbikalimi i Shkozetit.
Rekursi është shqyrtuar në dhomë këshillimi me kryesuese gjyqtar Ilir Pandën. Kërkesa e 34 vjeçarit është rrëzuar me argumentin se nuk ka pasur shkelje ligjore ose proceduriale nga Gjykatat e Posçme të cilat e lanë në qeli.
Rraja kërkonte nga gjykata e Lartë që të deklarohej i paligjshëm arrestimi me argumentin se ndalimi është kryer vetëm me iniciativën e prokurorisë. 34 vjeçari nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë për ketë ngjarje por organi i akuzës e ka fundosur me provat biologjike që u gjeten në makinën e braktisur.
Ai nuk është i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj makinës së prokurorit Ndoj që mbeti i plagosur së bashku me mikun e tij Aleksandër Laho dhe shoferin Andi Makolu, i cili humbi jetën një javë më vonë në spital.
Disa javë më parë babi i Andi Malokut publikoi një video ku shfaqej Rraja së bashku me një person tjetër duke u larguar në këmbë pasi kishin braktisur makinën Mercedes Benz. Për këtë ngjarje i dyshuar për përkrahje të autorit në krim është edhe Ariol Halilaj, që sipas organit të akuzës dyshohet të ketë ndihmuar 34 vjeçarin së bashku me personin tjetër, që është ende i paidentifikuar nga SPAK, pas barktisjes së makinës në Shkafan të Ishimit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar ka nisur para disa kohësh një letërporosi drejt një vendi të bashkimit Europian. SPAK ka kërkuar informacion për një person më rrezikshmëri të lartë kriminale që është nga veriu i vendit. /abcnews.al