Artistët shqiptarë kanë qenë shumë aktiv me projekte muzikore këtë verë. Një sërë bashkëpunimesh dhe këngësh solo janë lançuar, të cilat janë pritur pritur mjaft mirë nga publiku. Billboard Albania ka publikuar listën e artistëve më të suksesshëm të momentit në Shqipëri, ku kryeson reperi Mozzik, ndjekur më pas nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj.
Gjithashtu Kida, Noizy, Capital T, Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Getoar Selimi dhe Ledri Vula janë renditur në top listën e artistëve të më suksesshëm të momentit. Artistët kanë sjellë projektet e tyre duet, që janë pritur mjaft mirë nga publikur duke arritur miliona klikime në Youtube.
Kujtojmë që Mozzik, përpos suksesit të tre këngëve që ka lançuar deri më tani, “Paranoja-Pishman” me Kidën, “Baby” dhe “Madonna”, kjo e fundit është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të fjalorit të përdorur në tekst. Ai pritet të publikojë plotësisht albumin “Mozzart” me 31 Korrik, për të cilin ka premtuar se do të bëjë namin këtë verë. /abcnews.al/