Blerimi, “magjistari” autodidakt ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Abc-ja e mëngjesit, ku tregoi se si arriti të bëhej një prestigjator. 16-vjeçari rrëfeu se aftësitë autodidakte ka arritur t’i mësojë përmes një videoje që ka parë në Youtube.
Ai tha se prej pesë vitesh i është përkushtuar këtyre trukeve magjike, ndërsa shtoi se ajo çfarë e bën që ta ndjekë më shumë këtë pasion është reagimi i njerëzve.
“Tani aktualisht jam pjesë e një agjensie Joker Event, e cila është e para me një staf prestigjatorësh. E kam profesion dhe pasion. Ka edhe të tjerë edhe këtu në Shqipëri që janë më të mëdhenj se unë.”, tha ai.
Madje, ai surprizoi gazetarin Enkel Demi dhe moderatorët Sibora Bitrin dhe Alban Musën me disa numra shpejtësie me letra dhe monedha që arriti të bënte live në emision.
“E kalove në dorën tjetër nuk ka mundësi”, tha Keli, duke shtuar më tej me humor: “E di çfarë më pëlqen tek truku jot, më pëlqen që hutohet Sibora”. /abcnews.al/
Për më shumë ndiqni videon: