Qindra protestues janë mbledhur në mbrëmje në Tel Aviv dhe Jerusalem për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria e ka menaxhuar situatën me pandeminë dhe kanë bërë thirrje për dorëheqje të kryeministrit Benjamin Netanyahu për korrupsion.
Policia njoftoi se ka arrestuar 13 persona në Tel Aviv për prishje të rendit publik dhe hedhje të objekteve në drejtim të policisë, ndërsa në Jerusalem u arrestuan 15 persona të tjerë gjithashtu për prishje të qetësisë publike dhe për bllokim të rrugëve.
Ndërkohë koronavirusi po vazhdon të përhapet në masë të madhe. Të enjten, Izraeli regjistroi rekord prej 1,929 rasteve me koronavirus, duke e thyer rekordin e shënuar një ditë më parë.
Shtimi i rasteve e ka detyruar qeverinë që të zbatojë masa izolimi gjatë fundjavës, përfshirë mbylljen e muzeve, dyqaneve dhe kopshteve zoologjike./abcnews.al