U përfol dhe dje, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi: Niko Kovac do të jetë trajneri i ri i Monaco në Ligue 1. Strategu kroat, i cili u shkarkua nga Bayern vitin e shkuar, do të drejtojë skuadrën nga Principata.
Oleg Petrov, drejtori i Monaco, tha: “Jemi shumë të lumtur që mirëpresim Niko Kovac në klub. Këtë sezon, hapet një kapitull i ri për Monacon, me një orientim të fortë sportiv dhe i përafruar me objektivat e klubit.
Niko njihet për punën e tij në përzgjedhje si në klub, në përparimin e talenteve të rinj, menaxhimin e lojtarëve të konfirmuar dhe aftësinë për të marrë rezultate shumë të mira. Jam i bindur që përvoja dhe personaliteti i tij do të jenë asete të rëndësishme për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona”./abcnews.al
L’AS Monaco est heureux d’annoncer l’arrivée de Niko Kovac au poste d’entraîneur. Le technicien croate a paraphé un contrat de trois ans, avec une option de prolongation.
Niko Kovac dirigera son premier entraînement ce lundi au CE de La Turbie.https://t.co/QTavTeqQhM
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) July 19, 2020