Mali i Zi ka regjistruar 116 raste të reja me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve. Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar po ashtu se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi.
Në 24 orët e fundit janë testuar 720 mostra, ndërsa kanë rezultuar 116 prej tyre pozitive. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 23 persona.
Numri më i madh i të infektuarve të rinj është në Podgoricë, 40 Sosh, ndërsa në Nikshiq janë regjistruar 32 raste të reja.
Aktualisht në Mal të Zi janë 1771 raste aktive.