Deliu: Erdhëm dhe fituam, Ignjatovic lideri ynë. Sekreti? Durim dhe punë

schedule20:00 - 19 Korrik, 2020

schedule 20:00 - 19 Korrik, 2020

Ardit Deliu dhuroi dy asiste në fitoren 0-3 të Laçit në Ballsh. Mesfushori foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku u ndal te ndeshja, situata e tij, lideri i bardhezinjve dhe mesazhi për të rinjtë.

Nuk fitoj shumë miliona, por rëndësi ka ndeshja dhe fitorja e sotme. Dihet fusha e Ballshit, nuk kishim fituar këtu këtë sezon, por sot ia arritëm të marrim fitoren.

E rëndësishme ishte fitorja, trajneri na tha të shohim punën tonë, le t’i lëmë ndeshjet e tjera. Kemi ardhur këtu me këmbët tona dhe të mbyllim sezonin siç duhet. Erdhëm dhe fituam, nuk na intereson asgjë tjetër.

Kam qenë në Kroaci, gjërat nuk ecën siç duhet dhe u ktheva. Vjet nuk ka luajtur shumë, ndërsa sivjet po. Falënderoj klubin për besimin. Të arrijmë objektivat, pastaj nëse vjen diçka më e mirë për jashtë, pse jo.

Kam edhe dy vite kontratë, kështu që do të jem këtu edhe vitin tjetër. Lojtari më i rëndësishëm i Laçi brenda dhe jashtë saj? Besoj që kapiteni, për këtë arsye u zgjodh. Ka shumë vite eksperiencë, ka luajtur jashtë. Ignjatovic, ai na kritikon, na motivon dhe na mban me këmbë në tokë.

S’e kam pasur të lehtë, në Kroaci nuk kisha marrë shumë minuta. Vjet luajta 7-8 ndeshje. Ishte e vështirë të stërvitesha dhe të motivohesha, por duhet të vazhdoja, të bindja stafin dhe të vijoja të luaja. Durim, durim dhe shumë punë, ky është mesazhi im për të rinjtë”, përfundon 22-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!