Meta i akordon dekoratën “Nënë Tereza” Massimo D’Alema

schedule15:04 - 19 Prill, 2018

schedule 15:04 - 19 Prill, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi, ish-kryeministrit të Republikës italiane, Massimo D’Alema, dekoratën “Nënë Tereza”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen ish-kreut të qeverisë italiane për mbështetjen e tij të vazhdueshme në procesin e integrimit euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë, por edhe për ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë si edhe ndihmën e jashtëzakonshme humanitare në mbështetje të një milionë qytetarëve të shpërngulur nga lufta./abcnews.al