Numri i të infektuarve me koronavirus vijon të mbetet i lartë. Pavarësisht uljes së numrit të testimeve 331 në total ndonëse po punohet me dy laboratorë, në 24 orët e fundit janë shënuar 82 raste të reja me Covid-19.
Raporti i të infektuarve me numrin e personave të testuar është aktualisht 1 me 4 (në 4 tamponë, 1 del pozitiv), pa hequr këtu edhe testimet e personave të shëruar dhe të shtruarve në spital.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 pacientë, duke e çuar numrin e tyre në 2311. Në vendin tonë janë aktualisht 1667 raste aktive me koronavirus, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 4090 persona në total.
“I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance.
Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes”, thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)
Testime totale 35438
Raste pozitive 4090
Raste të shëruara 2311
Raste Aktive 1667
Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20