Shumë po flitet për të ardhmen e Victor Osimhen. Sulmuesi i Lille ka disa kohë që flitet se do të transferohet te Napoli, por mesa duket tani gjithçka po kthehet në realitet. Sipas raportimit të “L’Euipe”, 21-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubi italian.
Pas problemeve që pati me agjentin e vjetër, tashmë Osimhen duket se është më i qartë për vendimin e tij dhe sezonin tjetër pritet që t’a shiko, më atë në Seria A. Në një pronocim të shkurtër për radion “Kiss Kiss”, agjenti i tij preferoi të mos zbulojë asgjë në lidhje me transferimin e klientit të tij tek Napoli.
“Nuk mund të them asgjë. Më vjen keq, por do të flasim për këtë më vonë. Ju lutem më kuptoni dhe unë nuk mund të komentoj çdo lajm që vjen nga Nigeria në Itali. Për momentin e përsëris nuk kam asnjë koment,” ishin fjalët e agjentit të Osimhen. Negociatat mes Lilles dhe Napolit vazhdojnë dhe në ditët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit në Napoli. /abcnews.al