Pak ditë më parë, moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj humbi njeriun e saj të shtrenjtë, babanë.
Që prej atij momenti, ajo poston vazhdimisht foto dhe kujtime të babait të saj, ku shpreh mungesën e madhe që po përjeton.
Sot, Rudina ka postuar në Instastiry një tjetër foto, ku shfaqet me të dhe e kujton duke cituar këngëtarin e famshëm italian, Albano Carisi.
“Babai im i dashur sikur ta dije sa i pranishëm je sapo një dyshim vjen në mendjen time. Si më shoqëron në çdo hap timin drejt asaj dere të hapur në fund të universit. Jam fëmija yt dhe jam krenar për këtë, krenar që kam pasur një baba si ti”, shkruan Rudina./abcnews.al