Rama e uroi për ditëlindje, reagon Kalo: Puna, përkushtimi e profesionalizmi janë PPP-ja ime

schedule22:12 - 18 Korrik, 2020

schedule 22:12 - 18 Korrik, 2020

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, mjeku i njohur i Infektivit Tritan Kalo, ka reaguar pas urimit që i bëri kryeministri Rama për ditëlindje.

Duke e falënderuar për urimin,Kalo shkruan se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi janë dhe do të mbeten PPP-ja e tij e pranuar në misionin “tonë fisnik të mantelbardhit.”

Postimi i plotë i mjekut në Facebook:

“Ju jam mirënjohës për urimin në këtë ditë të veçantë për mua…Kohë pandemie dhe urimet për ditëlindjen time time sot kanë qenë ‘një pandemi e vërtetë….Ju faleminderit të gjithëve…Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi janë dhe do të mbeten PPP-ja ime e pranuar si UDHËRRËFYESE, për misionin tonë fisnik të mantelbardhit…Jemi këtu për t’ju ndihmuar, por edhe ju të gjitëh PËRKUSHTONI më shumë vëmendje PËRKUJDESIT për veten dhe të afërmit tuaj…Fundjavë të mbarë!!!!”

Më herët gjatë ditës, Rama, me anë të një postimi në Facebook e uroi mjekun e njohur në ditën e tij të shënuar.

Lexo edhe: Kalo feston ditëlindjen, Rama: Paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike!

“Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës.

Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike.”, shkroi kryeministri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!