VIDEO/ Tirana iu falet dy talenteve bardheblu, Skënderbeun e “nderon” Krasniqi

schedule19:37 - 18 Korrik, 2020

schedule 19:37 - 18 Korrik, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e planifikuara sot në Superiore, që startuan në orën 17:45. Tirana ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Flamurtarit, ndërsa Skënderbeu fitoi 0-1 në transfertë kundër Luftëtarit.

Te Tirana, autorë të golave ishin dy talentet bardheblu, Ernest Muçi dhe Marsel Ismajlgeci. Muçi, vetëm 19 vjeç, shënoi golin e 12-të këtë sezon me anë të një penalltie në minutën e 21-të, ndërsa Ismajlgeci, 20 vjeç, realizoi një gol të shkëlqyer në pjesën e dytë, duke siguruar tri pikët e radhës për Tiranën.

Në takimin tjetër të luajtur në Gjirokastër, protagonist ishte Blerim Krasniqi. Bomberi i Skënderbeut shënoi me kokë pas një asisti të Gripshit golin e vetëm të sfidës në minutën e 75-të, për t’i dhënë tri pikët ekipit të drejtuar nga Ilir Daja./abcnews.al

Superiore, java 34

Tirana – Flamurtari  2-0
Muçi (p) 21’, Ismajlgeci 67′

Luftëtari – Skënderbeu  0-1
Krasniqi 75’

https://streamable.com/mxlzq7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!