Santi Cazorla është një nga futbollistët më të dashur në botën e futbollit. Mesfushori spanjoll gjatë gjithë karrierës së tij, ka dhuruar momente të paharrueshme, si dhe i ka treguar botës se në çdo vështirësi, mund të ri-ngrihesh.
Kur Cazorla u dëmtua disa vite më parë teksa mbronte fanellën e Arsenalit, mjekët i thanë që do të ishte me fat nëse do të ecte përsëri. Por Santi jo vetëm që eci, por u transferua te Villareal dhe ka qenë ndër lojtarët më të mirë, duke u rikthyer edhe te kombëtarja e Spanjës.
Verën e shkuar, “Nëndetësja e Verdhë” vendosi t’i ronovojë me 12 muaj kontratën spanjollit, por sot, ka vendosur të mos ia rinovojë më, duke njoftuar se ditën e diel, 35 vjeçari do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Villareal. Ndoshta, Cazorla do e mbyllë përfundimisht me futbollin…/abcnews.al
Villarreal announce that Santi Cazorla will play his final match for the club on Sunday.
A truly incredible footballer.pic.twitter.com/DdnaQ0mpYp
— Goal (@goal) July 18, 2020