Interi luan një tjetër ndeshje jashtë fushe nesër në mbrëmje (21:45) dhe përballë Romës në “Olimpico” do të tentojë fitoren e tretë radhazi. Juventusi i vendit të parë është gjashtë pikë larg dhe zikaltrit shpresojnë që Lazio të frenojë skuadrën e Sarrit.
Trajneri Antonio Conte ka dalë në konferencë për shtyp, duke analizuar sfidën nga verdhekuqve, situatën në ekipin e tij, kohën e shkurtër për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe dëmtimet e shumta që kanë goditur Interin.
“Do të përballemi me një ekip që ka një organikë të plotë dhe një trajner të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, pasi luajtëm vetëm dy ditë më parë me Spal. Nuk kemi pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.
Gjithsesi, kemi entuziazëm dhe po korrim frytet e punës që kemi bërë. Djemtë po marrin vlerësimin e duhur pas keqtrajtimit që kanë marrë në periudhën e fundit. Kemi kaluar një sezon të trazuar dhe jemi prekur nga dëmtimet.
Tre muaj nuk u mbështetëm dot te Sanchez, kemi pasur dëmtime edhe në mesfushë. Sensin e kemi pasur shumë pak kohë në dispozicion, ashtu si Vecinon. Mos të harrojmë Gagliardinin dhe Barellën.
Dëmtime që më kanë bërë të vuaj. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu e shohim gotën gjysmë plot dhe po ia dalim të tërheqim karrocën përpara. I referohem lojtarëve si Brozovic, Borja Valero dhe Eriksen, të cilët jemi duke i integruar“, përfundon Conte. /abcnws.al

