Pas rikthimit nga muze në xhami të Shën Sofisë, në Stamboll 500 persona morën pjesë në lutjen e parë në monumentin simbol të qytetit. Me këtë rast presidenti turk Erdogan u shpreh se uniteti i besimtarëve dhe solidariteti janë një shprehje e çlirimit të Shën Sofisë nga zinxhirat e skllavërisë.
Kreu i shtetit pranoi se kjo ishte një ëndërr fëmijërie e bërë realitet. Ai premtoi se nuk do të lejonte askënd që ta minimizojë në nivelin e retorikës politike. Kjo ishte një dëshirë e qeverisë aktuale turke, e kombit turk, dhe kjo dëshirë u plotësua, përfundoi Erdogan.
Konvertimi i Bazilikës së Shën Sofisë në një xhami për presidentin e Turqisë Erdogan është një çështje sovraniteti dhe askush nuk mund të ndërhyjë. Kisha ortodokse ruse ndërkohë ka ndarë dhimbjen e shprehur nga Papa Françesko për vendimin. Në 10 korrik, këshilli i shtetit turk vendosi për anulimin e dekretit të këshillit të ministrave, që në vitin 1935 konvertoi Shën Sofinë nga xhami në muze.
Hapja zyrtare është parashikuar për në 24 korrik./abcnews.al