95% e botës “thith” ajër të ndotur,  6.1 milionë viktima në 2016-ën

schedule23:53 - 18 Prill, 2018

schedule 23:53 - 18 Prill, 2018

95% e popullsisë botërore thith ajër të ndotur. Situata është përkeqësuar dhe në vitin 2016 statistikat flasin për 6.1 mln të vdekur si pasojë e smogut. Të dhënat bëhen të ditura nga organizata joqeveritare amerikane instituti i efekteve shëndetësore, që bazohet tek studimet satelitore të integruar me monitorim në tokë.

1/3 e popullsisë botërore është e ekspozuar ndaj ndotjes dhe 7 miliard njerëz jetojnë në zona në të cilat pluhurat e imët i tejkalojnë limitet e vendosura nga OBSH. Problemi është më akut kryesisht në Azi, ku në kinë dhe indi numërohet gjysma e viktimave nga ndotja e ajrit. Ajri i ndotur përkeqëson simptomat e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive dhe provokon vdekje të parakohshme.

Klan Plus