”Martial një “vrasës”, sekreti i tij është Pogba-Fernandes”

schedule17:14 - 18 Korrik, 2020

schedule 17:14 - 18 Korrik, 2020

Manchester United po shkëlqen që nga rifillimi i Premier League nga pezullimi i pandemisë së Coronavirusit. Tashmë të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer janë në garë për një vend në Champions League, ku kanë mbetur dhe dy ndeshje për tu zhvilluar. Paul Pogba dhe Bruno Fernandes po bashkëpunojnë shumë mirë në mesfushë dhe pikërisht kjo dyshe do t’a ndihmojë dhe sulmuesin, Anthony Martial. Ky është mendimi i ish-sulmuesit Louis Saha, i cili thekson se francezi do të bëhet një ‘’vrasës’’ nëse luan me këtë dyshe.

‘’Martial është definitivisht një lojtar që më emocionon sa herë që e shikoj teksa luan. Unë kam luajtur vetë në pozicionin që ai luan dhe fanella me numër 9 peshon shumë. E kuptoj shumë mirë presionin që ka mbi shpinë, por më pëlqen mënyra se si reagon ai. Martial dëshiron t’i lëndojë mbrojtësit në mënyrat nga më të ndryshmet,’’ deklaron francezi për faqen zyrtare të Manchester  United.

‘’Anthony i ka të gjitha mundësitë që të shënoj mbi 25 gola në sezon dhe golat që ai shënon nuk mund t’i bëjnë të gjithë. Unë personalisht jam një fans i tij dhe i uroj atij më të mirat. Besoj se me dyshen e mesfushës, Pogba-Fernandes, Martial do të jetë dhe më i rrezikshëm në zonë. Të luash me Brunon mund të vijë topi vetëm me një prekje tek ty, është thjesht i magjishëm. Nga ana tjetër Pogba krijon gjithmonë hapësira boshe dhe besoj se me ta Martial do të bëhët një ‘’vrasës’’ i vërtetë,’’ mbyll Saha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!