Befason Rina Balaj, heq dorë përfundimisht nga muzika rep

schedule15:13 - 18 Korrik, 2020

schedule 15:13 - 18 Korrik, 2020

Ka vetëm pak vite në tregun muzikor, por Rina Balaj arriti të bëhej një emër shumë i suksesshëm, duke sjellë një sërë projektet që janë kthyer menjëherë në hite. Edhe pse jemi mësuar ta shikojmë që në fillimet e saj si një repere, duket se Rina ka vendosur të nisë një epokë të re në muzikë.

Me postimin e fundit në Instagram, Rina lë të kuptojë ka vendosur të lërë pas muzikën rep edhe të vijë në një formë krejt ndryshe. Një gjë e tillë në fakt vihet re në projektet e saj më të fundit, siç është “Fallin in Love”, këngë e publikuar para një muaji, ku Rina vjen kaq ndryshe.

Megjithatë, këto ndryshime të saj kanë rënë në sy të fansave, për të cilat ka reaguar dhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ripostuar reagimin e faqes “Spotify Kosova” mbi një pyetje që një ndjekës ka bërë.

 

A ka m’u kthy Rina në rep?, ka qenë pyetja e ndjekësit, që është shoqëruar me përgjigjen: “Rina po sjell aktualisht një tjetër ndjesi dhe po e ndiejmë më shumë se kurrë. Më pelqen më shumë Rina e re.” shkruhet në postim.

Kujtojmë që Rina prej kohësh është në një lidhje dashurie me Sin Boy, me të cilin ka sjellë dhe disa projekte muzikore. “Gigi” ishte hiti që bëri bashkë dyshen për herë të parë në muzikë, ndërsa së fundmi ata kanë lançuar projektin “Fallin in Love” që është pritur mjaft mirë nga publiku. /abcnews.al/