Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini tha se Komiteti Teknik ka vendosur që dorezat të mos mbahen në bare dhe restorante.
Në një intervistë për ABC News, Tomini u shpreh se dorezat do të mbahen vetëm në gastronomi.
Më tej Tomini sqaron se studimet e OBSH-së kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, duke përjashtuar personelin mjekësor.
“Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor.
Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave.
Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti”, tha Tomini ndër të tjera./abcnews.al