Dy ditë më parë, këngëtarja e njohur Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Olta solli në jetë një vazjë që e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja, përmes një postimi në Instagram, ndërsa shkroi dhe disa fjalë të ndjera për vogëlushen e saj.
“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madhe që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet!
Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij! Faleminderit Zotit që shkoi çdo gjë mirë!”, shkroi Olta.
Ndërkohë, ndërsa kanë kaluar vetëm dy ditë nga ardhja në jetë e vajzës, Olta ka treguar emocionet e këtyre orëve me vajzën e porsalindur, ndërsa ka falenderuar dhe të gjithë personat që e kanë përkrahur.
“Kanë qenë 72 orët më intensive, më të ëmblat dhe më të bukurat e jetës time. Faleminderit me shpirt që jeni pjesë e gëzimit tim, me urimet tuaja. Do të na duhet kohë që t’ju kthejmë përgjigje, sa t’ja marrim pak dorën.“, shkruan Olta. /abcnews.al/