Në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.163 vdekje nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 34.177 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.046.328 numri i përgjithshëm rasteve me COVID-19.
Ndërkohë bilanci i viktimave ka shkuar në 74.133.
Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 407.415 raste dhe 19.377 vdekje nga COVID-19.
Po ashtu numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.321.036.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili konsiderohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Një numër i lartë të personave që kanë humbur jetën është regjistruar edhe në Meksikë. Deri më tani janë konfirmuar 36.327 persona që kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se në 24 orët fundit janë regjistruar 736 vdekje duke çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 38.310.
Ndërkaq, me 4.685 raste të reja, është rritur në 331.298 numri i të infektuarve me COVID-19.
Deri më tani, në Meksikë janë shëruar 208.436 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Po ashtu shifra të larta ka regjistruar edheIndia, me mbi 1 milionë e 38 mijë raste.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 34.884 raste, duke e rritur në 1.038.716 numrin e tyre.
Ndërsa në 24 orët e fundit u konfirmuan 671 vdekje të reja, duke çuar në 26.273 numri i viktimave nga COVID-19 në total.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 653.751.
India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve, shkruajnë mediat e huaja.