Ante Rebic ëshët kthyer në një lojtarë kryesor te Milani, që duhet të gjejë një marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin përfundimtar në Itali. Kroati po paraqitet mirë dhe po shënon gola. Në kurriz e ka provuar edhe Juventusi, në një ndeshje ku Rebic edhe u ngacmua nga portieri rival.
“Unë i di cilësitë e mia, jam i fortë, i shpejtë dhe luaj me të dyja këmbët. Gjithashtu jam i fortë në kokë. Po ju jap një shembull. Në ndeshjen që fituam kundër Juventusit, i thashë diçka Higuain. Në më pëlqente se si ata pas çdo ndërhyrje qëndronin te minuta të shtrirë. E njëjta gjë edhe me Bernardeschi. Na ndodhi njëlloj edhe me SPAL. Edhe Ibra merr shumë goditje, por çohet menjëherë dhe pa thënë asnjë fjalë. Të tjerët qajnë.
Me pak fjalë, unë i them diçka Higuain dhe Szczesny më tha: ‘Po humbisni 2-0, mos bëj fenomenin’. Nuk i përgjigjem. Normalisht do ta bëja, sepse një gjë që nuk më pëlqen është kur nënvlerësojnë. Këtë herë nuk fola. Atij iu përgjigja në një mënyrë tjetër (shënoi golin që i çoi shifrat në 4-2). Kjo është forca ime, në kokë. Ata që më sulmojnë, më karikojmë”.
Rebic, në intervistën për Sportweek, ka folur edhe për Ibrahimovic dhe për mënyrën se si e karikon skuadrën: “Ibra është një lider. Para Juventusit na tha: “Do t’u tregoj lojtarëve të Juventusit se si luhet futbolli”. Është mënyra e tij për të na karikuar. Edhe Kjaer e Begovic… Lojtarë të qetë dhe të pjekur, të cilët dinë të të qetësojnë ose të të motivojnë. Ibra u ka dhënë shumë të gjithëve. Kur thotë diçka, shumë heshtin. Nëse mendoj ndryshe nga ai, ia them”. /abcnews.al