Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar se One Direction po ribashkohet, grupi grupi ka rezervuar një surprizë për fansat. Për pak ditë festojnë 10 vjetorin e krijimit të grupit, ata do të publikojnë një website të ri ekskluzivisht për fansat e tyre.
Faqja do të quhet “10 Years of One Direction”, e cila do të publikohet ditën e përvjetorit të grupit, me 23 korrik. Faqja do të përmbajnë dhe regjistrime të këngëve të ndryshme, remikse, versione akustike por edhe video live.
Fansat gjithashtu do të jenë në gjendje të krijojnë playlistën e tyre të preferuar “mixtape”, si dhe të kenë llogarinë e tyre personale në faqen web. Një video e festës së përvjetorit të tyre, do të publikohet gjithashtu në një ditë me web faqen, e cila do të dokumentojë momentet kyçe të karrierës së tyre.
Fansat do të kenë mundësi të shikojnë rrugëtimin e grupi që prej audicioneve të para të spektaklit britanik “X Factor”. Grupi ka qenë një fenomen global, pasi sipas Legacy Records ka arritur të marrë më shumë se 21 miliard klikime ne të gjitha platformat. /abcnews.al/