Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Familja britanike shndërron autobusët në shtëpia “luksoze” për pushuesit

schedule20:38 - 17 Korrik, 2020

schedule 20:38 - 17 Korrik, 2020

Autobusët janë bërë objektet e preferuar të një familje në  Gifford të Pensilvanisë, e cila ka arritur që në hapësirën e tyre të ndërtojë shtëpi luksoze.

Mediat e huaja raportojnë se familja ka arritur që nëntë autobusë të vjetër, t’i shndërrojnë në shtëpiza për mysafirë në fermën e tyre. Autobusët e vjetër të mbuluar nga ndryshku janë shndërruar në “vila luksoze”, në të cilat turistët mund të kalojnë netët.

Koncepti i ideuar nga Sandy Steëart, 33-vjeçe dhe i të fejuarit të saj Sioned Lloyd-Davies e babait Balfour Steëard, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve. Nga fotot shikohet se autobusët janë të pajisur me shtretër për dy persona, kamin dhe tualet. Ideja është që pushuesit të ndihen sikur janë në ndonjë vilë diku lart në male./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!