Në Serbi vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 392 raste të reja me koronavirus dhe 10 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 20 109 persona mes të cilëve 452 kanë humbur jetën.
Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar, njoftoi se 649 punonjës shëndetësorë janë pozitivë për COVID-19.
“Problemi më i madh me koronavirusin është në Beograd dhe Novi Sad, dhe në ditët në vijim do të kemi një rritje të numrit të të infektuarve për shkak të protestave. Sipas të dhënave, disa pacientë kanë deklaruar se kanë qenë në protesta”, tha Lonçar.
Në fillim të muajit korrik në Serbi u protestua kundër masave të pandemisë të cilat autoritetet i kishin paralajmëruar se do t’i vënë në zbatim./abcnews.al