Myrto Uzuni është zyrtarisht pjesë e Ferencvaros, kampiones së Hungarisë. Beratasi u ble nga Lokomotiva e Zagrebit, që përfiton 1 milion e 850 mijë euro. Shifra është zyrtare nga klubi kroat, që raporton se e ka shitur për 14 milion kunas (monedha kroate).
Uzuni ka nënshkruar për katër sezone dhe do të përfitojë 1.2 milion euro nga kjo marrëveshje, 300 mijë euro në sezon. Paraqitjet e mira në Kroaci nuk kaluan pa u vënë re dhe për të kishte interesim edhe nga Spanja e Italia.
Sot ai ka mbërritur në Hungari dhe së bashku me menaxherin Franc Bode ka nënshkruar dhe ka bërë formalitet, fotot dhe prezantimin zyrtar. Gëzon edhe Laçi, që kishte 20 për qind të kartonit dhe në arkat e tyre tashmë do të shkojnë rreth 360 mijë euro. /abcnews.al