Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rastet e reja, Kina rifut në karantinë 3.5 milion persona

schedule13:08 - 17 Korrik, 2020

schedule 13:08 - 17 Korrik, 2020

Kina ka vendosur masa strikte anti-koronavirus në qytetin e Xinjiang-ut ndërsa rajoni përballet me një “shpërthim” të ri rastesh me Covid-19.

Urumqi, qyteti i cili strehon më shumë se 3.5 milion banorëve në rajonin perëndimor të Uighur-it, regjistroi pesë raste të reja me koronavirus pasi konfirmoi rastin e parë në 5 muaj të enjten.

Frika e një krize të  re të virusit mbetet prezente ndërsa qeveria ka mbyllur linjën e metrosë të qytetit dhe shërbimet e autobusëve në aeroport. Rreth 200 fluturime brenda dhe jashtë aeroportit ndërkombëtar të qytetit raportohet se janë anuluar sot.

Lajmi vjen pasi Hong Kongu po lufton me atë që zyrtarët e quajtën ‘një valë të tretë’ të rasteve që ka arritur në nivele të mëparshme të rasteve.

Në Urumqi, të gjithë personat që duan të udhëtojnë duhet të paraqesin një rezultat negativ për Covid-19, të kryer në shtatë ditët e kaluara para se të lejohet të hipin në fluturime drejt dhe nga qyteti, sipas një linje ajrore kineze.

Edhe Pekini nga ana tjetër është goditur nga një “shpërthim” rastesh lokale të lidhura me një treg produktesh deti që nga mesi i qershorit, pavarësisht se shumica e vendit duket se e kishte përmbajtur përhapjen e virusit.

Xinjiang kishte raportuar gjithsej 76 raste COVID-19 që nga janari. Rajoni autonom kishte ndalur regjistrimin e rasteve të reja që nga 18 shkurti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!