Dy moderatoret e njohura Brunilda Lahe dhe Alba Çobaj kanë vetëm pak kohë që janë bërë nëna për herë të parë.
Në një lidhje direkte për rubrikën “ABC e Shëndetit”, ato kanë ndarë eksperiencat e tyre, duke e cilësuar si momentin më të bukur të jetës.
Bruna ka theksuar se ka pas një shtatzëni të mbarë dhe ka marrë shumë informacione përpara lindjes.
“Vajza Albës dhe e imja zgjohen çdo 2 orë edhe pse e imja është 7 muajshe. Unë nuk e kujtoj procesin e lindjes, sesa kujtoj momentin kur doktoresha më tha kjo është Hana. Procesi i lindjes që bëra ishtë natyral dhe u informova që nga shtëpia.
Shtatzënia ishte një rrugëtim i qetë dhe i mrekullueshëm. Jam munduar ta shijoj këtë moment se është një nga momentet më të bukura të një gruaje. Unë kam pasur një shtatzëni të mbarë”, tha ajo.
Ndërsa Alba po ashtu ka deklaruar se edhe ajo ka bërë një lindje natyrale dhe këtë e kishte të vendosur që në fillim. Ajo ka shtuar se një meritë të madhe kanë edhe mjekët, që e kanë ndihmuar.
“Unë jam suportuese për nënat e reja me aq sa kam mundësi. Unë mendoj që 50% e punës ka qenë e doktorit. Ai ka qenë një nga shtysat kryesore që unë ja kam dal. Mamia kur mbaroj procesi, më tha ti erdhe gati ne nuk është se bëmë gjë. Mendoj se kjo është gjysma e punës”, tha moderatorja./abcnews.al