Drejtori i CIA-s në largim, Mike Pompeo, që pritet të marrë drejtimin e Departamentit Amerikan të Shtetit është takuar në fshehtësi me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Kjo ndodh disa muaj para takimit historik mes Presidentin Trump dhe udheheqesit komunist koreano-verior.
Në pritje të takimit historik mes Donald Trump dhe Kim Jong-un, që me shumë mundësi do të ndodhë në Qershor, sipas asaj që konfirmoi vetë Presidenti amerikan, lideri i Koresë së Veriut ka pritur një personalitetet më të lartë të administratës së SHBA: bëhet fjalë për drejtorin e CIA-s në largim Mike Pompeo, një nga personat më të besuar të Trump, i cili nëse konfirmohet nga Kongresi, do të jetë sekretari i ri i Shtetit. Një takim i tillë i një niveli kaq të lartë mes dy vendeve nuk ndodhte që prej vitit 2000, kur ish-sekretarja e shtetit e George Ë. Bush, Madaleine Albright, pati një takim me liderin e athershëm, Kim Jong-il.
Takimi, siç zbulojnë mediat amerikane, ka ndodhur gjatë një misioni sekret të Pompeos në Phenian në fund të javës së Pashkëve. Ky është një konfirmim që mënyra e përdorur nga Shtëpia e Bardhë për t’i hapur rrugë dialogut me Korenë e Veriut ishte më shumë aksion i inteligjencës se sa kanali tradicional i diplomacisë. Në fakt, Pompeo ka arritur një marrëveshje për vizitën e tij në Phenian pikërisht falë kontakteve mes CIA-s dhe shërbimit sekret koreanoverior. Për këtë ka dhënë një kontribut edhe shefi i inteligjencës së Koresë së jugut, Suh Hoon, i cili dhe ka negociuar ftesën e Trump nga ana e Kim Jong-un.
Pra, ishte pikërisht ky takim i nivelit shumë të lartë, të cilit i referohej Trump duke folur për gazetarët nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, në sajë të një takimi të tij me Presidentin japonez, Shinzo Abe. Me një konfirmim të vogël që për disa minuta është marrë si një po e Presidentit amerikan për një takim të mundshëm të drejtëpërdrejtë të tij me Kim Jong-un, Shtëpia e Bardhë u detyrua të sqaronte se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Palët në fjalë, janë përkushtuar në rrugën e uljes së tensioneve më shumë se asnjëherë më parë, me Trump që në këtë pikë nuk e fsheh dëshirën për një traktat paqeje që do t’i japë fund konfliktit në gadishullin Korean dhe që do të zëvendësojë armëpushimin që ndaloi luftën në 1953, i nënshkruar nga SHBA dhe Kina. Për këtë, akordi i ri duhet të firmoset nga Uashingtoni dhe Pekini. Ndërkohë, këto zhvillime vijnë pasi Kim Jong Un shprehur dëshirën e tij për normalizim të mardhënieve dhe tha se është i gatshëm të punojë për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut./abcnews.al