Kukësi u mund dje nga Teuta dhe humbi shansin për të mbrojtur trofeun e Kupës së Shqipërisë në finale. Verilindorët kanë pretendimet e tyre për gjykimin dhe për këtë kanë dalë edhe me një deklaratë, ku theksojnë se gabimet e arbitrit (arbitër kryesor ishte Kreshnik Bajramaj) vendosen fatet e ndeshjes.
“Në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin tonë, protagonist bëhet sërish arbitri. Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës erdhi si pasojë e dy gabimeve të gjyqtarit të ndeshjes dhe asistentit të tij.
Në minutën e 73, Çyrbja i merr topin me faull mbrojtësit Krasniqi para syve të asistentit Bregasi, megjithatë nuk akordohet faull dhe nga ky aksion erdhi goli i barazimit.
Pak minuta më vonë, krosimi i Kallakut gjen në pozicion jashtë loje mbrojtësin Rustem Hoxha i cili shënon me kokë, por për asistentin goli ishte i rregullt. Më poshtë keni pamjet filmike, gjykimet e të cilave mund t’i bëni vetë”, shkruhet në reagimin e klubit të Kukësit. /abcnews.al