Teuta e Kukësi do të zbresin në fushë prej orës 20:45, për të diskutuar kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Tirana është finalistja e parë, pasi eliminoi skuadrën e Bylisit. Sa i takon ndeshjes që do të zhvillohet në Durrës, tashmë janë mësuar edhe formacionet.
Te Teuta ka vetëm një ndryshim nga formacioni që trajneri Edi Martini nuk e ka ndryshuar për javë të tëra. Për krahun e majtë është përzgjedhur Fabio Beqja. Te Kukësi edhe Shehi ka gjetur një farë balance dhe sulmi nuk ndryshon, me Cooper që mbështetet nga Ethemi dhe Abazaj. Në mbrojtje Lulaj dhe Krasniqi luajnë në qendër, kurse në krahë Maliki e Kotobelli. /abcnews.al
KUPA E SHQIPËRISË – FAZA GJYSMËFINALE
E mërkurë, më 17 korrik, ora 20:45
Teuta-Kukësi (Ndeshja e parë ka përfunduar 0-0)
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Beqja, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Kallaku, Hebaj. Trajner: Edi Martini
KUKËSI: Xhika, Maliki, Lulaj, Krasniqi, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Cooper. Trajner: Orges Shehi
GJYTARË: Kreshnik Barjamaj, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri