Kryeredaktori i TV Klan Fatos Hakorja, në një intervistë për Abc News është shprehur se gjendja politike në të cilën ndodhet vendi, është pasojë e daljes së opozitës nga parlamenti.
Hakorja në fjalën e tij ka theksuar se marrëveshja e 5 qershorit duhet të kalojë në parlament ashtu siç është pa ndryshuar asgjë.
Gjithashtu ai ka thënë se opozita në parlament nuk është reale, pasi deputetet që e përbëjnë atë nuk janë përfaqësues të elektoratit të tyre, pasi elektorati ka votuar emra të tjera dhe këto kanë qenë thjesht emra zëvendësues.
“Shqetësimi i opozitës është prishja e koalicioneve që theksojnë se shkuarja në zgjedhje pa koalicione favorizon PS-në që të merrte mandatin për të formuar qeverinë duke negociuar me partitë e tjera duke mos përjashtuar edhe PD. Dalja nga parlamenti i opozitës na a bërë që të jemi në këtë gjendje nuk besoj se PD-ja do të bëjë sërish të njëjtin gabim duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Marrëveshja e 5 qershorit duhet të shkojë në parlament siç është dhe nuk mund të miratohen ligje që e cenojnë këtë marrëveshje. Në bazë të sistemit që është është miratuar ligji është. Unë asnjëherë nuk kam parë që deputetet e opozitës ato të votojnë kundra, ato thuajse janë shtojcë e kësaj mazhorance. Unë do e mirëkuptoja nëse mazhoranca do e dërgonte këtë marrëveshje siç është pa asnjë ndryshim dhe pa asnjë nismë tjetër. Amendimet e tjera kushtetuese duhet të ndalohen. Deputetet që janë në parlament nuk janë përfaqësues të elektoratit të tyre pasi elektorati ka votuar emra të tjera dhe këto kanë qenë thjesht emra zëvendësues”, është shprehur Hakorja.
Ndër të tjera Hakorja ka deklaruar që marrëveshja të ishte e pranueshme duhej që të përfshiheshin të tre palët politike.
Sipas tij për arritjen e kësaj marrëveshje mazhoranca ka shfrytëzuar afatin e datës së skadencës për ta mbyllur marrëveshjen pa kaluar në Komisionin e Posaçëm, të Reformës Zgjedhore.
“Kjo marrëveshje duhet të ishte trepalëshe, për shkak të kushtëzimit të votave. Kjo marrëveshje nuk kaloi në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, unë mendoj se mazhoranca shfrytëzoi datën e skadencës për të mos e kaluar në komisionin e posaçëm. Më korrekte duhet të ishte se kjo marrëveshje nuk është e rregullt pasi diskutimet në lidhje me këtë duhet të jenë më gjithë përfshirëse pasi pjesë duhet të jetë dhe opozita parlamentare që ka votën. E para është marrëveshja PS-PD që nuk pranohet nga opozita parlamentare dhe ndryshimet kushtetuese që është marrëveshje PS-opozita parlamentare që nuk pranohet nga PD-ja atëherë kjo tregon që kjo marrëveshje nuk është gjithë përfshirëse. Të bësh miratime ligjesh të tjera, ndryshime të kushtetutës, e dëmton këtë marrëveshje dhe përjashton opozitën”, ka thënë ndër të tjera ai. /abcnews.al