Kur Spanja shënonte numrin më të madh të infektimeve me Covid-19 në mes të muajit prill, mesatarja e vdekshmërisë ishte 385 për një milion banorë. Nga ana tjetër e kufirit, në Portugali, mesatarja e vdekshmërisë ishte 52 për çdo një milion banorë. Sipas të dhënave shkencore, numri i rasteve me koronavirus në Portugali ishte më i ulëti në Europë gjatë 25 ditëve të para të pandemisë, shkruan EuroNews.
Diferenca e madhe e shifrave portugeze me ato të pjesës tjetër të Europës kishte bërë të flitej për një shtet model në menaxhimin e pandemisë. Në një intervistë për Euronews, pneumologu dhe këshilltari i qeverisë portugeze, Filipe Froes u shpreh se vendi kishte më shumë kohë për t’u përgatitur: tre javë prapa Italisë e ndoshta një javë e gjysëm pas Spanjës. Kjo gjë i ka dhënë kohë dhe ditë të çmueshme autoriteteve vendore për t’u përgatitur. Por një tjetër element i rëndësishëm ishte dhe impenjimi i mjekëve të bazës që në fazat e para, raporton abcnews.al
Koha për t’u përgatitur dhe sensi i qytetarisë bëri që Portugalia të ketë 10 herë më pak raste se Spanja. Por aktualisht ajo që shqetëson është pikërisht situata në Lisbonë dhe përreth. Katër muaj më pas situata ka marrë një kthesë të shëmtuar. Portugalia nuk merret më si një shembull, por përkundrazi ka përfunduar në listën e zezë të vendeve tek të cilat këshillohet të mos udhëtohet këtë verë.
Dushi i ftohtë erdhi të premten e kaluar nga qeveria britanike.
Ministri i brendshëm portugez u shpreh se ky është një vendim pa asnjë bazë dhe se qeveria e tij është përpjekur t’i shpjegojë Londrës se sa feminor është ky vendim. Mbretëria e Bashkuar ka përjashtuar Portugalinë nga lista e vendeve ku është e sigurte të udhëtosh. Ministri poortugez u shpreh se situata shëndetësore në Britaninë e Madhe është shumë më e komplikuar se sa ajo në Portugali, dhe se vendi i tij ishte nga më të sigurtët për turistët britanikë, raporton abcnews.al
E vërteta është se qëkur Portugalia ka dalë nga gjendja e emergjencës në 2 maj, pas një periudhe mbylljeje prej 45 ditësh, vendi ka regjistruar një mesatare prej 275 rastesh të reja në ditë.
Të premten e kaluar u regjistruan 374 raste, pjesa më e madhe e të cilave në Lisbonë, në këtë rajon autoritetet u detyruan të vendosin një periudhë të re izolimi për 700 mijë banorë në rreth 20 lagje, për të paktën dy javët e ardhshme. Në vendin me 10.3 milion banorë, mesatarja aktuale e infektimeve është 390 për 100 mijë banorë, njësoj si në Spanjë në mes të muajit prill, raporton abcnews.al
Sipas mediave portugeze dhe vëzhgimeve qe ata kanë bërë në terren, pjesa më e madhe e banorëve të kryeqytetit nuk ndjekin udhëzimet e autoriteteve të shëndetësisë për të mbajtur maska.
Disa nga dyqanet nuk tregohen të kujdesshme për numrin e lejuar të klientëve që mund të qëndrojnë brenda në të njëjtën kohë dhe të rinjtë mblidhen në grupe të mëdha në kafenetë e qytetit.
Por përveç mos respektimit të rregullave për distancim social, sipas ekspertëve numri i rasteve të reja është verifikuar më shumë mes familjeve me të ardhura të ulëta. Disa punëtorë janë detyruar të shkojnë në kantieret e ndërtimit, disa të tjerë thjesht nuk kanë mundur të shmangin transportin publik për të shkuar në vendet e punës, raporton abcnews.al
Duke mos ia lejuar dot vetes ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, ata janë bërë pre e lehtë e virusit pasi kanë qenë më të ekspozuar. Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar raste të reja dhe në azilet e të moshuarve, duke fajësuar personelin shëndetësor si përhapësit e Covid-19, pasi kanë kaluar një mbrëmje me miqtë në parqe e plazhe.
Në vëmendje tashmë është faza finale e Champions League, në program nga 12 deri në 26 gusht në kryeqytetin portugez. Uefa kishte zgjedhur Lisbonën për shkak të impaktit të vogël të Covid-19 në popullsi./abcnews.al