Samanta Karavella është një ndër personazhet më të dashur për publikun. Këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, që kanë rezultuar shumë të suksesshëm.
Samanta është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokative që marrin vëmendjen e fansave. Pak ditë më parë, bukuroshja festoi 30 vjetorin e lindjes, e cila organizoi një super festë me miqtë dhe njerëzit e saj më të afërt.
Së fundmi, këngëtarja ka tërhequr sërish vëmendjen me postimin e fundit që ka bërë në Instagram, teksa ka pozuar e veshur me një fustan ngjyrë ari. “Golden girl”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit që ka marrë një sërë komentesh.
“Do të thoja dhe me një zemër të artë gjishashtu”, i ka shkruar një ndjekës këngëtares.” Kujtojmë që Samata pak ditë më parë, solli projektin e saj më të fundit në baashkëpunim me Skerdin, të titulluar “NKN” e cila ka marrë më shumë se 1 milion klikime. /abcnews.al/