Zgjedhjet në RMV, sa është pjesëmarrja e votuesve deri më tani

schedule10:25 - 15 Korrik, 2020

schedule 10:25 - 15 Korrik, 2020

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në vend janë hapur në kohë dhe se procesi zgjedhor po vijon pa probleme.

Admir Shabanit, zëdhënës i KSHZ-së, njoftoi se deri në orën 09:00 pjesëmarrja e votuesve ka qenë 5.19 për qind.

Këto janë të dhëna nga 2,326 qendra votimi, ku votuan 94,167 qytetarë.

Në Njësinë Zgjedhore (NjZ) 1 pjesëmarrja është 6.58 për qind. Pjesëmarrja më e lartë është në Aerodrom, mbi 10 për qind. Në Studeniçan pjesëmarrja është vetëm 1.81 për qind.

Në NjZ.2 pjesëmarrja është 4.58 për qind. Pjesëmarrja më e lartë është në Gjorgje Petrov, ndërsa më e ulëta në Likovë.

Në NjZ.3 pjesëmarrja është 6.1 për qind. Pjesëmarrja më e lartë është në Kriva Pallankë me 8.31 për qind dhe Probishtip me 10.25 për qind.

Në NjZ.5 pjesëmarrja është 5.22 për qind. Pjesëmarrja më e lartë është në Krivogashtani, pra 13.1 për qind.

Në NjZ.6 pjesëmarrja është 2.59 për qind, ndërsa pjesëmarrja më e lartë është në Jegunovcë, ndërsa më pak votues ka në Vrapçisht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!