Gjashtë muaj me Duam, Miriami publikon foton e ëmbël të Amelisë me të vëllain

schedule08:39 - 15 Korrik, 2020

schedule 08:39 - 15 Korrik, 2020

Sot bëhen plot 6 muaj, kur çifti i njohur Miriami dhe Albani u bën prindër për herë të dytë.

Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Duam.

Çifti nuk e kanë zbuluar akoma portretin e vogëlushit, por  para pak orësh Miriami ka ndarë në InstaStory një foto të dy fëmijëve të saj.

Ameli shihet teksa i qëndron mbi kokën e krevatit duke e përkëdhelur vëllain, ndërsa këngëtarja shkruan krahas fotos: “Sot 6 muaj, të Duam dashuria jonë!”

Kujtojmë që çifti kurorëzoi dashurinë në martesë pas 12 vitesh lidhje në maj të vitit të kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!